
TIRANË- Elton Sevrani është larguar nga posti i tij në krye të Furnizuesit të Shërbimit Universal, FSHU, strukturë brenda Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sevrani ka paraqitur dorëheqjen duke e motivuar atë me arsye personale, ndërsa sot është përshëndetur me punonjësit me të cilët ka bashkëpunuar sa kohë ka qenë në krye të detyrës.
Elton Sevrani ka një karrierë të gjatë pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke mbajtur poste të rëndësishme në krye të departamenteve kyçe, e së fundmi u vendos në krye të Furnizuesit të Shërbimit Universal. Ndaj nuk dihet nëse pas largimit nga FSHU, do t'i besohet një tjetër post.
Por nuk është u vetmi që ka lënë postin e tij. 'Karrigen' e ka lënë bosh drejtori i Përgjithshëm i Koorporatës Eleketroenergjetike Shqiptare, Ergys Verdho. Ky i fundit u emërua si drejtor i KESH në qershor të vitit 2021./ZËRI