Aktualitet

Donte të digjte barishtet, por u vë flakën paneleve dhe një furgoni, Policia e Fierit në kërkim të autorit

Gjithçka ka ndodhur në afërsi të një karburanti, i cili fatmirësisht ishte jashtë funksionit.

E.K
Donte të digjte barishtet, por u vë flakën paneleve dhe një
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Një furgon, i cili ishte jashtë funksionit dhe disa panele janë djegur pasditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Plug-Savër, Lushnjë pas një zjarri të nisur fiillimisht në një kanal, ku një person ende i paidentifikuar ka tentuar të djegë disa barishte. Por zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur furgonin dhe panelet. Gjithçka ka ndodhur në afërsi të një karburanti, i cili fatmirësisht ishte jashtë funksionit. Policia ka ngritur një grup pune për zbardhjen e ngjarjes ndërsa po punohet për identifikimin e autorit të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/ Informacion paraprak. Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Plug-Savër, Lushnjë, ka rënë zjarr në një kanal ku janë djegur disa barishte. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa panele dhe nje automjet tip furgon i vjetër jofunksional, në një karburant në afërsi të kanalit, i cili prej kohësh ka qënë i mbyllur dhe jashtë funskionit. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe zjarrëfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe zbulimin e kapjen e autorit/ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB