
TIRANË- Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar akuzat e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama. Në videon e tij, e xhiruar në një lokal të Tiranës, Luca ironoizoi Bardhin, i cili në një konferencë për mediat akuzoi Olsi Ramën për pjesëmarrje në atë që njihet si dosja e Xibrakut. Në fjalën e tij, Luca, i cili ka qenë i akuzuar gjithmonë nga Partia Demokratike dhe kryedemokrati Sali Berisha për lidhjet me drogën, ironizoi Olsi Ramën se të gjitha akuzat e bëra ndaj tij, në fakt i kishte arritje.
BISEDA MES TYRE:
Gjergj Luca: Përshëndetje miq nga zemra e Tiranës, kam dalë sot që të bëj një rrëfim publik para jush sepse e ndjej veten të fyer. Sepse nuk i duroj dot fyerjet dhe përçmimet që bëhen nga gazetarët më me vlerë të këtij vendi. Sesi mundet që udhëheqësi politik i Partisë time në Elbasan të më fyejë dhe mundohet të më rrëzojë vlerat e punës time 30-vjeçare kjo është e pakuptimtë. Nuk mundet ky pa asnjë lloj vlerë të vjedhi punën time 30-vjeçare, ta bëjë këtë burrë këtu më të zotin sesa unë. Mos qesh. Unë nuk pranoj dot t'i lëshoj vendin, e di gjithë Shqipëria që njëshi i mallit jam unë. Kush e ka kaluar mallin në Austri në barqet e peshqëve, kush? E ka kalu ky? Dëgjo këtu Olsi Rama.
Olsi Rama: Hajde ta pimë një kafe.
Gjergj Luca: Nuk pi kafe. Dëgjo këtu, unë kam probleme me të gjithë familjen tuaj, sepse ai Ed Rama që unë e kam pas shok fëmijërie paska qenë skuth shumë i madh. Ka qenë skuth shumë i modh. Kur ai lexonte libra, unë rrija duke grabit fabrikat, edhe kam dalë e kam thënë publikisht. Dhe ka 10 vjet kryeministër dhe mua më ka lënë oqeaneve pas peshkut dhe ka marrë 1 milionë zagarë rreth vetes që vjedhin nga mëngjesi deri në darkë. Tashti si mundet Ed Rama të marrë gjithë këto zagarë drejtora për me vjedh dhe mos më marrë mua që jam i specializuar.
Olsi Rama: Të ka bërë nder.
Luca: Ça nderi më ka bërë?
Rama: Ti je në biznesin tënd. Unë në punën time jam këtu.
Luca: Ore djali, hajde këtu më bëj një kafe të hidhët komplet.
Kamarieri: Mos bërtit shumë.
Luca: Si mos të gërthas ëre. A është lokali i Gaz Demit? O Gaz Demi, ore i ke dhënë topin në dorë këtij. Ti je duke më bërë nder mua? Edhe ti i ke flokët e rëna. Ky është duke na vjedh jetën mo. Unë nuk ia fal dot udhëheqësit të partisë, doktor zbrit në rrugë. Nëse vazhdon më me drogë e më gjëra, do të të dalë kundër dhe do iki tek partia ime.
Rama: Kisha ardh rehat për kafe, ti na e prishe, po iki fare. Droga ime është sporti vëlla, të tjera gjë nuk di./ZËRI