Aktualitet

'One' dhe 'Vodafone', pushtojnë tregun, pasojat i vuajnë qytetarët! Autoriteti i Konkurencës... 'kyç' gojën

Rasti më i fundit ishte i kompanisë “One Albania”, e cila kërkonte ti merrte 400 mijë lekë të vjetra një qytetareje 10 vite pasi ajo kishte mbyllur kontratën.

E.K
'One' dhe 'Vodafone', pushtojnë tregun, pasojat i
Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Konkurencës, institucioni, i cili duhet të ndalojë abuzimet në treg, nuk ka ende asnjë përgjigje për qytetarët pavarësisht denoncimeve të shumta të tyre sa i përket dy kompanive celulare që operojnë në Shqipëri. Bëhet fjalë për “Vodafone” dhe “One Albania”. Prej vitesh tashmë të dy këto kompani ofrojnë shërbimin e telefonisë celulare në vendin tonë, e duket se kur vjen puna tek çmimet kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke ofruar çmime të larta për qytetarët. Kjo vërtetohet lehtësisht duke marrë parasysh se sa paguajnë qytetarët e Europës për ofertat telefonike.

Madje dhe më afër, në vendet tona fqinje.

Prej javësh situata është bërë dhe më agravuese, pasi qytetarët ankohen për çmimet, cilësinë e shërbimit dhe paketat që ofrohen. Deri më tani institucioni që drejtohet nga Denar Biba, i cili duhet të ishte rregullatori i tregut ka preferuar të heshtë, pse? Kësaj pyetjeje nuk i kanë dhënë ende përgjigje.

Rasti më i fundit i denoncuar ishte ai kompanisë “One Albania”, e cila kërkonte ti merrte 400 mijë lekë të vjetra një qytetareje 10 vite pasi ajo kishte mbyllur kontratën. Zonja në fjalë e denoncoi rastin me gazetaren e ZËRI-t, Florida Mingla. Por edhe pse denoncimi u bë publik, kompania "One", ende nuk ka reaguar. Aq më pak autoritetet që duhet të mbrojnë qytetarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB