
PUKË- Një 55-vjeçare është gjetur e pajetë në Pukë. Në njoftimin zyrtare të policisë bëhet me dije se 55-vjeçarja kishte dalë të kulloste bagëtitë e imta në fshatin Kabash të Pukës. Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash, ka gjetur pa jetë shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.
Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.