
TIRANË- Kjo që shihni më poshtë është lutja e fundit e Pal Trashajt për t'i zhbllokuar pagën! Në dokumentin e mëposhtëm, të siguruar nga "Prapaskena", drejtuar zyrtarëve të Bankës Kombëtare Tregëtare, Trashaj dukej i vendosur për të gjetur të drejtën e tij. Me emër dhe mbiemër denonconte përmbaruesit Helidon Xhindi dhe Fatos Alimadhi, të cilët edhe më parë janë denoncuar nga ZËRI, se i kishin bllokuar pagën që i kalonte në bankë. Që në 2022 pretendonte se nuk kishte asnjë detyrim, por kishte kuptuar skemën ku donin ta fusnin: Të merrte një kredi tjetër tek MCA! Kjo shkresë i ishte vënë për dijeni edhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili nuk bëri asgjë për të ndërhyrë, që ndoshta do i shpëntonte jetën 63-vjeçarit.
LETRA E PAL TRASHAJT:
BKT më ka bllokuar pagën dhe llogarinë pa asnjë të drejtë që në 8 prill 2022. Me sekuestrimin e Helidon Xhindit dhe Fatos Alimadhit. Dy bllokime nga dy përmbaruesa për të njëjtën gjë. Kam dy muaj që BKT Lezhë më mban rrogat pa asnjë të drejtë kur duhet t'i lironte për 10 ditë se përmbaruesat dhe shkresat e ADCA MCA janë mashtrime. Ky është një mashtrim në ditën për diell. Nuk kam asnjë detyrim as unë, as Dirjan ndue Pjetri për një histori mashtruesash që prej vitit 2008 tek NOA. Ligji për Bankën e Shqipërisë nuk lejon sekuestrimin më shumë se 10 ditë kur përmbaruesi nuk merr lekët e debitorit në llogarinë e vetë. Përmbaruesit Helidon Xhindi dhe Fatos Alimadhi, të dy bashkë nuk kanë asnjë llogari në emër të vetë dhe presin që unë të marr kredi tjetër nga e para tek MCA si shumë hallexhinj të tjerë. Por as unë, as Dirjan Ndue Pjetri dorëzani im nuk do e bëjmë. Do gjejmë të drejtën tonë me ligj. Mashtruesat do përgjigjen për këtë mashtim. Ju si drejtor i BKT dhe si drejtore e bllokimeve duhet të më lironi sot më 5 korrik 2022 urgjent llogaritë tona bankare. S'keni asnjë të drejtë t'i mbani të bllokuara prej mashtruesave të ADCA-MCA dhe përmbaruesa të tyre! Nëse nuk lirohen sot llogaritë tona do ju akuzoj të dyve personalisht dhe do dërgoj kallëzimin tim në të gjitha ambasadat dhe mediat. Bashkë me kërkesën do ju dërgoj edhe letrat e mashtruesave. Të gjitha nga ADCA
Trashaj dha jetë sot pasi u dërgua dje pak pas mesdite në spital, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Trashaj nuk ka mundur që të mbijetojë, pasi u dërgua dje pak pas mesdite në spital, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë./ZËRI