Aktualitet

"Do të të mbysim", si u ndoq Sokol Mjacaj nga miqtë e Arben Lleshit

Mjacaj është arritur të izolohet në një qeli në godinën B të takimeve, ndërsa të dënuarit që e ndiqnin, janë lënë jashtë. Në ndihmë më pas, ka shkuar dhe grupi i gatshëm i burgut, të cilët kanë neutralizuar Shaqjan dhe Çaushin.

F.m
"Do të të mbysim", si u ndoq Sokol Mjacaj nga miqtë e
Sokol Mjacaj

PEQIN- Sokol Mjacaj është ndjekur nga miqtë e Arben Lleshit pasi vrau këtë të fundit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Kelmend Haka, me detyrë polic shërbimi në sektorin brenda burgut, ka treguar përpara prokurorëve se pasi Mjacaj shkrehu armën ndaj të dënuarit me 32 vite burg, është ndjekur nga dy të dënuarit Indrit Shaqja dhe Tomorr Çaushi. Sipas Hakës, Shaqja dhe Çaushi dukeshin sikur e ndiqnin egërsisht per Sokol Mjacajn, të cilit dhe i thonin: Do të mbysim sepse na vrave shokun tonë!

Gjithashtu, Haka shton se e ndiqnin nga pas dhe grupi i gardianëve të ajrimit, Indrit Dubali dhe Ilir Balla, me qëllimin për t’i neutralizuar të burgosurit. Mjacaj është arritur të izolohet në një qeli në godinën B të takimeve, ndërsa të dënuarit që e ndiqnin, janë lënë jashtë. Në ndihmë më pas, ka shkuar dhe grupi i gatshëm i burgut, të cilët kanë neutralizuar Shaqjan dhe Çaushin.

Dëshmia e plotë e Kelmend Hakës

Rreth orës 13:50, dëgjojmë nga larg shumë zhurmë, në formën e të bërtiturave të njerëzve, por nuk e dinim se ç’po ndodhte fare. Pas disa minutash, rreth orës 14:00, vërejmë nga larg, duke ardhur nga rruga që të shpie tek “kalçeto e burgut” drejt “Godinës B të Takimeve”, të burgosurin Sokol Mjaca me një armë pistoletë që mbante në dorën e tij, i cili po vinte me vrap. Pas tij e ndiqnin dy të burgosur të tjerë, konkretisht të dënuarit Indrit Shaqja dhe Tomorr Çaushi të cilët dukeshin sikur e ndiqnin egërsisht për t’ u përleshur me të dënuarin Sokol Mjacaj, madje duke i thënë: Do të të mbysim sepse na vrave shokun tonë.

Gjithashtu e ndiqnin nga pas dhe grupi i “Gardianeve te Ajrimit”, konkretisht Indrit Dubali dhe Ilir Balla, me qëllimin për t’i neutralizuar të burgosurit. Gjatë këtij momenti kur i dënuari Sokol Mjacaj afrohet në “Godinën B të Takimeve” arrin dhe futet brenda korridorit të kësaj godine dhe unë më pas me kolegët e mi u bëmë pritë dhe pengesë tek dera kryesore e kësaj godine dy të dënuarve të tjerë që e ndiqnin duke e mbyllur këtë derë të godinës me lloz (me shulin të jashtëm). Gjatë rezistencës toneë për të mos lejuar të futeshin të dënuarit e tjerë në korridorin e godinës ku ne izoluam të dënuarin Sokol Mjacaj, na vjen në ndihmë dhe “Grupi i Gatshëm i Burgut” (Gardianët), të cilët arritën të largonin dhe të neutralizonin të dënuarit që e ndiqnin.

Poll

MOS HUMB