Aktualitet

Videoja e fundit e shqiptarit pak orë para vrasjes: Nuk do të kthehesh më kurrë!

Detajet e reja përforcojnë faktin se Fandaj duket se nuk e pranoi kurrë përfundimin e marrëdhënies me viktimën.

f.t
Videoja e fundit e shqiptarit pak orë para vrasjes: Nuk do të kthehesh
Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj

ITALI- Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Vanessa Ballës, 27-vjeçares, e goditur me thikë disa herë nga shqiptari Bujar Fandaj. Detajet e reja përforcojnë faktin se Fandaj duket se nuk e pranoi kurrë përfundimin e marrëdhënies me viktimën.

Disa orë para krimit 41-vjeçari kishte publikuar një video të fundit në Tik Tok ku thuhet se: Të jap zemrën time, por mos mendo kurrë të ma punosh. Nëse më del nga zemra, nuk do të kthehesh më kurrë".

Sipas medias italiane Tg.com këto fjalë marrin një kuptim dramatik në dritën e asaj që ndodhi më pas.

Vrasja ndodhi në via Fornasette, në Spineda, një fshat i Riese Pio X. E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj, nga Bujar Fandaj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Gruaja ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB