Aktualitet

'Do të respektoj ndonjë natë'/ Taksisti pi mall në makinë, ndjehet 'borxhli' me 'të infiltruarin'

Në video shihet momenti kur taksisti konsumon drogën.

E.K
'Do të respektoj ndonjë natë'/ Taksisti pi mall në
Momenti kur pi drogën

TIRANË- - Bashkëpunëtori i ZËRIT e nis misionin me një nga shoferët e rrjetit të taksive LUX në kryeqytet, një nga kompanitë kryesore të tregut. Taksisti jo vetëm që ka dijeni për shitjen e kokainës, por ai tregon sesi rrjeti funksionon ku klientët që duan kokainë mund të marrin edhe punonjëse seksi dhe shkojnë me to në hotele të posaçme që funksionojnë si një trinom.

Klienti merr taksinë, kërkon kokainë dhe një femër dhe taksia në këmbim e dërgon në hotelin përkatës dhe i jep drogën. Bashkëpunëtori ynë hipi me të dhe taksisti jo vetëm gjeti dhe ndërmjetësoi shitjen e kokainës por edhe e konsumoi vetë atë. Në video shihet momneti kur taksisti konsumon drogën dhe më pas pret klientin e radhës.


Biseda:

(Taksia hap krahun, hap sërish kokainën, shoferi nis ta shtrojë).

(Taksisti lëpin kartat)

TaksistiI ke këtu nja 4-5 viza të mira.

I infiltruari: Do kenë dhe vetë ata k…

TaksistiNa tashi, na vër pak muzikën që vure qëparë se qe e mirë.

TaksistiNjë natë do të të respektoj unë, do marr një 1-çe do e pimë bashkë.

(taksisti kërcen).

Ndalon makinën

I infiltruari: Sa kushton o lal?

TaksistiShkoi shumë, më jep një 20-çe. Do të të respektoj një natë, do i q.m.

I infiltruari i jep lekët.

Taksisti:  Ti qenke kavalier zemra. Më ço mesazh për çdo lloj halli./ZËRI

Poll

MOS HUMB