Aktualitet

'60 e ka të plotën'/ Si taksisti bën pazar për kokainën: Të pyes një shok

Ndiqni përgjimet.

E.K
'60 e ka të plotën'/ Si taksisti bën pazar për
Biseda

TIRANË- ZËRI ka kryer një hetim disa mujor për të sjellë tek ju me prova dhe fakte një nga fenomenet më të rënda që ndodh çdo natë në rrugët e Tiranës, atë të shitjes së kokainës përmes rrjetit të taksive që operojnë në kryeqytet. Ndiqni përgjimet.

ZËRI: O lal ku mund të gjej ndonjë pikë këtej afër,

Taksisti: Ca pike?

ZËRI: Një gjysmë

Taksisti: Për Zotin, duhet ti themi një shoku ton,

ZËRI: E marrim dot? Jemi mbledh me çunat aty, një gjys

Taksisti: Një gjys? Ja ta marr

ZËRI: Po një pik, një gjys, sa e ka ai?

Taksisti: Më ka thënë 60 e ka të plotën

ZËRI: Jo, një gjys

Taksisti: 30 pra, aq duhet të jetë. A ta mor? Të vijë ai ta ne?

ZËRI: S’është problem o burrë, a është afër ai këtu? E marrim dot?

Taksisti: Vetëm të na e konfirmojë.

ZËRI: E ka të mirë?          

Taksisti: Të mirë e ka, unë se pi. Unë e kam ndihmuar me i gjetë klientë, ka qenë i kënaqur, sidomos me të huaj.

(telefon shpërndarësin, bie zilja)

Shitësi: Hë vllai

Taksisti: Ça bone, ka je kshu?

Shitësi: Sa e mbylla më thuaj

Taksisti: Desha me ardh nga lagjia me ardh me marr një gjys miell, një gjys kile raki…

Shitësi: Po mo vlla, s’është problem faree. Do llogaritësh maksimumi 25 minuta

Taksisti: Jo mor se vij unë të marr megjithë atë

Shitësi: Po, hajd më merr te Komuna e Parisit

Taksisti: Këtu jam, te Komuna e Parisit te rrethrrotullimi.

Shitësi: Hajd, hajd për 5 minuta.

Me konfirmimin se shpërndarësi po vinte, i infiltruari zbulon se taksisti nuk e kishte këtë herën e parë. Ai ishte garant i cilësisë së kokainës së këtij grupi./ZËRI

ZËRI: Mos na jep llozh?

Taksisti: Jo mor llozhe, e kam shok tjetrin.Taksisti: Mu më ka thënë është super e mirë, dhe njerëzit që kam çu, sidomos të huaj, kanë ngelur super super të kënaqur./ZËRI

Poll

MOS HUMB