Aktualitet

Djali i ish-drejtorit të ALUIZNI-t merr statusin e veçantë nga qeveria (Përfitimet nga hoteli)

Në fund të vitit 2022, kjo kompania ka përfituar lejen e ndërtimit për një kullë 26 kate në Vlorë, që do të shërbejë si hotel në Lungomare.

F.m
Djali i ish-drejtorit të ALUIZNI-t merr statusin e veçantë nga
Endi dhe Ardian Kollozi

TIRANË- Kompania “E & A Investment Vlorë” ka marrë statusin e veçantë “Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special”. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeveridë dhe është në faqen zyrtare të Kryministrisë, në pjesën ku renditen vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave. Ky vendim mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

Vendimi zyrtar:

V E N D I M

PËR

DHËNIEN E STATUSIT TË VEÇANTË “INVESTITOR  NË STRUKTURË AKOMODUESE ME 5 YJE, STATUS SPECIAL” SUBJEKTIT “E & A INVESTMENT VLORË”, SH.P.K

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e statusit të veçantë “Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” subjektit “E & A Investment Vlorë”, sh.p.k.

2. Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Por kujt i përket kjo kompani?

Sipas Kapitali.al, kompania “E & A Investment Vlorë” është themeluar në shkurt të vitit 2022 nga Endi Kollozi, djali i ish-drejtorit të ALUIZNI-t, Ardian Kollozi. Aktualisht aksionet e kësaj kompanie zotërohen në masën 70 për qind nga Endi Kollozi dhe 30 për qind nga Astrit Hoxha.

Në fund të vitit 2022, kjo kompania ka përfituar lejen e ndërtimit për një kullë 26 kate në Vlorë, që do të shërbejë si hotel në Lungomare.

Me marrjen e statusit e special, kjo kompani do të ketë lehtësim taksash bazuar në paketën e miratuar nga vetë qeveria në vitin 2018. Në vitin 2018 qeveria miratoi një paketë ligjore që nxiste futjen në treg të markave ndërkombëtare të hotelerisë.

Përmes dhënies së statusit të investitorit strategjik këto të fundit në varësi të markës që tërhiqnin me katër apo pesë yje mund të përfitonin disa lehtësi. Mes tyre edhe fakti që hotelet me 4 dhe 5 yje nuk paguajnë tatimfitim për një periudhë 10-vjeçare. Gjithashtu përfitojnë shkallë të reduktuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6 për qind për të gjitha shërbimet që ofrojnë. Kjo do të thotë se edhe bar-restorantet, saunat, pishinat, shelzonget dhe çdo aktivitet tjetër i këtyre hoteleve do të taksohet me vetëm 6 për qind TVSH nga 20 për qind që është norma zyrtare. Taksa e infrastrukturës për këto biznese është zero.

Poll

MOS HUMB