Aktualitet

Digjet shtëpia në Elbasan

Për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale.

F.m
Digjet shtëpia në Elbasan
Zjarrfikëse

ELBASAN- Një banesë në fshatin Kuqan të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Ka qenë një shkëndijë në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur, ajo që i ka vendosur flakën banesës. Për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Pronari i banesës, me inicialet Gj.K., 60 vjeç, ka shpëtuar pa u plagosur.

Njoftimi i policisë Elbasan

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kuqan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. K., 60 vjeç. Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

Poll

MOS HUMB