Aktualitet

Parandalohet krimi në familje në Bulqizë, arrestohet 29-vjeçari

Menjeherë se në lagjen "Gjeologu", po konfliktoheshin dy vëllezër, blutë e Bulqizës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur depërshkallëzimin e situatës, e cila mund të merrte përmasa të rënda.

E.K
Parandalohet krimi në familje në Bulqizë, arrestohet
Foto ilustruese

BULQIZË- Parandalohet krimi në familje në Bulqizë. Raportohet se një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi për motive të dobëta ka rrahur vëllain e tij. Menjeherë se në lagjen "Gjeologu", po konfliktoheshin dy vëllezër, blutë e Bulqizës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur depërshkallëzimin e situatës, e cila mund të merrte përmasa të rënda. Materialet procedurale në ngarkim të të riut i kanë kaluar Prokurorisë së Dibrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/U konfliktua dhe dhunoi vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Policia kapi dhe vuri në pranga 29-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen "Gjeologu", po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B.D., 29 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht vëllain e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB