
Foto ilustruese
TIRANË- Këtë të shtunë, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë temperatura të larta në të gjithë territorin. Temperaturat më të larta pritet të regjistrohen në qarqet Elbasan, Berat dhe Fier.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm./ZËRI
Poll