
MALIQ- Një makinë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në Maliq. Raportohet se mjeti ka qenë i parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët ndërsa dyshohet se kemi të bëjmë me shkaqe aksidentale. Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 26.03.2024, rreth orës 07:55, në fshatin Pirg, Maliq, dyshohet se për shkaqe aksidentale, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI