
BERAT-Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës së djeshme në një piceri në Berat ku tre të mitur kanë dhunuar me sende të forta një 17-vjeçar, i cili punonte si kamarier në picerinë ku ndodhi sherri. Sipas bluve të Beratit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri për motive të dobëta ndërsa tre të miturit, dy vëllezër të identifikuar me inicialet R.Q 16 vjeç dhe G.Q po 16 vjeç, bashkë me shokun e tyre të identifikuar me inicialet I.B 16 vjeç kanë dhunuar barbarisht 17-vjeçarin.
Tre autorët e ngjarjes janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje në prani të avokatit dhe psikologut. 17-vjeçari ka marrë dëmtime të shumta, por fatmirësisht ndodhet në gjendje të stabilizuar. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Berat/Informacion paraprak. Gjatë natës, në lagjen “22 Tetori”, Berat, pranë një picerie, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit R. Q., 16 vjeç G. Q., 16 vjeç, (vëllezër) dhe I.B., 16 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin B. D., 17 vjeç, i cili punonte në këtë piceri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit R. Q,. G. Q dhe I.B., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI