Aktualitet

"Dihej fati i tij"/ Artan Hoxha për arrestimin e Goros: I kanë bërë nder me këto akuza

Gazetari tha se ndërkohë që Bashkia kryente veprimet për të cilat akuzohet sot Goro, në Tiranë merrej vendimii për shpalljen investitor strategjik i Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës.

f.t
"Dihej fati i tij"/ Artan Hoxha për arrestimin e Goros: I
Artan Hoxha dhe Jorgo Goro

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e Jorgos Goros, kryebashkiak i Himarës i cili vijon ta mbajë detyrën, për shkak se kryetari i zgjedhur, Fredi Beleri është në burg për blerje votash. Hoxha i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se fati i Jorgo Goros ishte i vendosur, ndërkohë që i konsideroi akuzat ndaj ti për "shpërdorim detyre" si një nder që i është bërë nga SPAK. 

Gazetari tha se ndërkohë që Bashkia kryente veprimet për të cilat akuzohet sot Goro, në Tiranë merrej vendimi për shpalljen investitor strategjik i Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës. 

"Duket si fundi i një kronike të paralajmëruar. Goro nuk do të kishte fund tjetër përveç këtij. I vetmi avantazh që shoh deri tani, është që deri në këto momente ka vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës. Të bësh të gjithë atë falsifikim, zhvendosje, të shpronësosh shtetin në favor të privatit, pastaj të shpronësosh privatin në favor të shtetit, pastaj 10 mijë metra katrorë i shkojnë një ish deputeti dhe bashkëshortja e tij është deputete dhe ish-ministre e disa dikastereve. Duket sikur janë përpjekur të bëjnë një lloj zgjidhje. Kjo histori do të hapë probleme. Ose do t’i hapësh letrat, sepse nëse ngelesh aty, do të mbetet si historia e inceneratorëve, që duan ta mbyllin por nuk mbyllet.

Gjykata e Posacme ka miratuar kërkesën e prokurorit për arrest me burg për Jorgo Goron. Goro ka qenë oficeri i forcova të armatosura, kur vajti në Greqi u bë Jorgo, shtetas grek. Të dy kandidatët pra në Himarë janë grekë, bashkë me familjet e tyre. Ndryshe nga Beleri, zoti Goro është himarjot, jo i ardhur. Është kapur në një lokal në Dhërmi. Akuza është shpërdorim detyre, por më i rëndësishëm është fakti që u hap drita jeshile të hetohen pronat me shumë problematikë në bregdet. Mediat greke kanë reaguar fuqishëm. Madje thonë se në Himarë po asimilohen grekët. Grekët kur e kanë patur Bashkinë, kanë bllokuar çdo investim me zotin Bollano. Zoti Goro është i treti që arrestohet. Bollano, Beleri dhe tani Goro.

Zoti Goro dhe vartësit e tij dhe përfaqësuesit e Kadastrës së Vlorës, kanë ndryshuar pronësinë shtet në favor të një privati në përmasa 5500 metra katrorë. Ndërsa 5080 metra të tjera, kanë bërë zhvendosjen, nga pronë private, e kanë kaluar në varësi të shtetit. E gjithë lëvizja është bërë me letra të falsifikuara, në favor të një qytetari. Të gjithë lëvizje janë bërë dhe përputhen në kohë rekord, me një veprim tjetër në Tiranë, po bëheshin letrat gati për ti dhënë statusin investitor strategjik me pronar një ish deputet të PS dhe bashkëshorte ministren e qeverisë Rama. E gjithë kjo gjë, shpërdorimi i detyrës ka një problem. Çfarë kanë përfituar këta? Pra dokumentacioni ka filluar para se kompania e zotit Gaçi të marrë statusin investitor strategjik. Pra një pagesë është bërë pa e marrë statusin investitor strategjik.

Problemi që shohim aty (në bregdet), që i janë dhënë investitorëve strategjikë, ka shkuar një kompani e madhe, kanë bërë gati infrastrukturën, kanë thënë duam letrat kështu, bashkia ka firmosur, është gjetur vendaliu që ka bërë letrat. Më kujton kjo histori një moment kur u bë situate e agravuar, sepse në Vlorë ndërroheshin drejtorët e hipotekës dhe një rast tjetër kur u fut në lojë Ervis Martinaj, sepse nëna e tij ishte trashëgimtare e një trualli ku do të ndërtonte një oligark",-tha Hoxha. 

Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall. Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht Goro dhe Bashi janë në "arrest me burg"; në “arrest shtëpie” janë Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim.

Poll

MOS HUMB