
Pamje nga vendi i ngjarjes
KRUJË- Një magazinë është përfshirë nga flakët në Tapizë të Krujës një natë më parë ndërsa zjarri ka rrezikuar dhe një banesë ngjitur me të. Banesa është në pronësi të Sali Afmataj. Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur mosavancimin e flakëve.
Ndërsa magazina është shkrumbuar e gjitha. Bashkë me të dhe materiale të ndryshme dhe bazë ushqimore për blegtorinë, të cilat ishin magazinuar brenda saj. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkak për shpërthimin e flakëve dyshohet të jenë bërë luhatjet e energjisë elektrike./ZËRI
Poll