FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht një 20-vjeçare. Ka qenë kjo e fundit e cila ka denoncuar rastin në Polici, e cila ka dëshmuar se i dyshuari e kishte përdhunuar dhe dhunuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan me iniciativë shtetasin A. T., 35 vjeç, pasi ka kallëzuar një 20-vjeçare se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”,-thuhet në njoftimin e policisë.
Hetimet e mëtejshme po i ndjek prokuroria vendore, teksa nuk jepen detaje të tjera nga ngjarja./ZËRI
Poll