Aktualitet

Dhunoi 2 punonjës të një karburanti, pranga autorit në Durrës

Sipas Poilicisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

E.K
Dhunoi 2 punonjës të një karburanti, pranga autorit në
Foto ilustruese

DURRËS- Një 26-vjeçar i identifikuar me inicialet H.Gj është vënë në prangat e Policisë së Durrësit këtë të dielë pasi ka dhunuar dy punonjës të një pike karburanti. Sipas Poilicisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Një prej punonjësve ka marrë dëmtime fizike, por ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt në një karburant në lagjen nr. 17/1, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para procedurale dhe hetimore për rastin, arrestuan në flagrancë shtetasin H. Gj., 27 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë konfliktit për motive të dobëta, ai ka goditur me përforcues grushti, punonjësit e këtij karburanti, shtetasit S. P. dhe F. Gj./ZËRI

Poll

MOS HUMB