Aktualitet

Detaje nga tentativa e grabitjes së "FiBank", policia: Autori qëlloi në dysheme teksa po dilte, por u bllokua te dera! si u arrestua 58-vjeçari

Sipas bluve të kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, ku dyshohet se 58-vjeçari ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka qëlluar me armë zjarri në dysheme.

zh.ll
Detaje nga tentativa e grabitjes së "FiBank", policia: Autori
Foto ilustruese

TIRANË- Një person i armatosur, i identifikuar si Bardhyl Fusha, ka tentuar të grabisë filialin një filial të "FiBank" në zonën e Delijorgjit në Tiranë. Ndërkohë ka reaguar Policia e Tiranës, e cila ka dhënë detaje për ngjarjen. Sipas bluve të kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, ku dyshohet se 58-vjeçari ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka qëlluar me armë zjarri në dysheme. Si pasojë e të shtënave fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Mësohet se punonjës të shoqërisë private të ruajtjes fizike e kanë bllokuar autorin brenda derës së filialit. Në këtë moment, 58-vjeçari ka tentuar të manovrojë, duke qëlluar me armë, por xhamat e bankës kanë qenë të blinduar. Bardhyl Fusha është arritur të neutralizohet nga efektivët e policisë dhe është shoqëruar në Komisariat. Ndërkohë, është sekuestuar edhe arma e përdorur nga autori. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

Poll

MOS HUMB