Politikë

"Zero studentë"/ Rama publikon fotot e të arrestuarve: Të dënuar më parë për drogë, mashtrim, armë e prostitucion...

45 personat e bërë publik, sipas kreut të qeverisë dyshohen për një sërë veprash penale, si vjedhje, dhunë në familje, pjesëmarrje në protesta të dhunshme, plagosje, shitje narkotikësh, armëmbajtje pa leje, abuzim seksual e deri te marrje financimesh të paligjshme nga Irani.

F.I
"Zero studentë"/ Rama publikon fotot e të arrestuarve:
Edi Rama

TIRANË-Me inicialet dhe fotot me sytë e mbuluar, kryeministri Edi Rama ka paraqitur listën e personave të arrestuar gjatë protestave të zhvilluara në vend në dhjetë ditët e fundit, duke përmendur gjithashtu akuzat që rëndojnë ndaj tyre dhe precedentët e mëparshëm penalë. 45 personat e bërë publik, sipas kreut të qeverisë dyshohen për një sërë veprash penale, si vjedhje, dhunë në familje, pjesëmarrje në protesta të dhunshme, plagosje, shitje narkotikësh, armëmbajtje pa leje, abuzim seksual e deri te marrje financimesh të paligjshme nga Irani. 

Edi Rama: Tani unë do ndaj me ju pamje që do trondisin shumëkënd. Këta persona nuk janë student, janë diçka tjetër. Ata shikojnë te dhuna për të ulur në gjunjë qeverinë e zgjedhur të Shqipërisë dhe për të më imponuar mua një shkelje të patolerueshme të kontratës me shqiptarët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Poll

MOS HUMB