Aktualitet

DETAJE: 300 gramë tritol në makinën e Beqir Devollit, i plagosuri është djali i një ish-prokurori

26-vjeçari Erigels Mela mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut.

zh.ll
DETAJE: 300 gramë tritol në makinën e Beqir Devollit, i plagosuri
vendngjarje

GJIROKASTËR- Rreth 300 gramë dyshohet të ketë qenë sasia e lëndës plasëse që shkaktoi shpërthimin fatal në Gjirokastër, ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur me nofkën “Çilo Hunderri”.

Gjithashtu, nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe 26-vjeçari Erigels Mela. Sipas burimeve, babai i këtij të fundit ka qenë prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe momentalisht e ëma e tij, Mimoza Mela, punon si sekretare në këtë Prokurori.

Deri më tani, pista e hakmarrjes mbetet në fokus të hetimeve, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të atentatit./ZËRI

Poll

MOS HUMB