
ITALI- Gjovalin Lesi është vendosur në pranga mbrëmjen e e djeshme në Itali. 55-vjeçari nga Rubiku akuzohej për vrasjen e motrës së tij dhe kunatit në vitin 1997. Mediat italiane kanë nxjerrë pamjet e arresimit të tij, duke zbuluar se i arratisuri kishte marrë identitetin e vëllait të tij (i cili është me aftësi të kufizuar dhe kishte gjetur strehë në Itali. Atje qëndronte që prej vitit 2003. Gjatë qëndrimit të tij në vendin fqinjë, ai kurrë nuk kishte shkaktuar probleme, por punonte si punëtor i thjeshtë.
MOMENTI I ARRESTIMIT:
Autoritetet italiane dhe pala shqiptare kanë shkëmbyer informacione dhe kanë kryer aktivitete intensive vëzhgimi me qëllim gjetjen e të arratisurit të rrezikshëm shqiptar, i dënuar me burg përjetë. Ndaj edhe i kanë vendosur prangat./ZËRI