
FOTO ILUSTRUESE
GJERMANI-Një deportim ka shkuar keq! Një shqiptar i arrestuar në Gjermani ka arritur të arratiset nga një stacion policie, në Arnstadt. Sipas BILD, 21-vjeçari shqiptar, i paidentifikuar me emër, ishte drëguar në paraburgim. Por në kushte të paqarta, ai është arratisur nga ndërtesa.
Gjithashtu, efektivët kanë raportuar se ai më parë ishte sjellë në mënyrë bashkëpunuese me forcat e rendit.
Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë e mundur gjetja e të arratisurit dhe arrestimi i tij./ZËRI
Poll