Aktualitet

Denoncimi: Administratorja e Bashkisë Tiranë i jep kredi për shtëpi djalit të saj, qytetarët presin me vite në radhë

Sipas denoncimit nga një qytetar, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të Bashkisë ka përfituar në mënyrë të padrejtë kredi të butë për djalin e saj, Leandro Edmond Jaku.

F.I
Denoncimi: Administratorja e Bashkisë Tiranë i jep kredi për
Trëndelina Bala

TIRANË-Një rast abuzimi është raportuar me skemën e kredive të buta të Bashkisë Tiranë. Bëhet fjalë për një favorizim të Administratores së Njësisë Administrative Nr.1, Trëndelina Bala (Jaku), e cila sipas denoncimit nga një qytetar, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të Bashkisë ka përfituar në mënyrë të padrejtë kredi të butë për djalin e saj, Leandro Edmond Jaku.

Denoncimi i qytetarit: Pershendetje JOQ! Dua të denoncoj një rast në përfitimin e kredive të buta të bashkisë Tiranës, konkretisht njësia administrative 1, Administratore znj. Trëndelina Bala (Jaku). Znj. Jaku në bashkepunim me strukturat pergjegjese te bashkise i japin kredi te bute djalit te kesaj te fundit, Leandro Edmond Jaku. Hallexhia e njesise 1 ka nxituar per te shfrytezuar grahmat e fundit te pushteti qe djali te “mos mbetet pa çati mbi kokë”. Shpresojme te kete ndihmuar edhe banoret e zones, dhe jo vetem te afermit e saj.

Nga verifikimet rezulton se janë Trëndelina Bala dhe Leandro Edmond Jaku rezulton të jenë nënë e bir, zyrtarja e Bashkisë është në konflikt interesi. 

Denoncimi: Administratorja e Bashkisë Tiranë i jep kredi për
LISTA

Rasti ngre dyshime serioze për favorizim dhe përdorim të postit zyrtar për përfitim personal.

Poll

MOS HUMB