Aktualitet

Me kokainë, armë e silenciator! Arrestohet 27-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje (EMRI)

Fabian Muçollarit iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

F.I
Me kokainë, armë e silenciator! Arrestohet 27-vjeçari, i
FOTO ILUSTRUESE

POGRADEC-Fabian Muçollari, 27 vjeç është vendosur në pranga. Muçollari i dënuar më parë për vrasje dhe tentativë vrasje, u kap nga Policia me kokainë dhe armë zjarri me vete. Gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e tij, 27-vjeçarit iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).

Vrasja në 2016

Në 2017-ën Muçollari u dënua nga Gjykata e Korçës me 12 vite burg. Ai u dënua për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Fabio Hila më 14 Shtator 2016. 'Mollë' sherri është bërë një vajzë, ndërsa konflikti mes tyre në atë kohë nisi fillimisht në rrjein social Facebook dhe përfundoi me vdekjen tragjike të 17-vjeçarit, që u ekzekutua me armë zjarri.

Dy djemtë, Fabio Hila (viktima) dhe Fabian Muçllari (autori) mësohet se njiheshin vetëm nëpërmjet Facebook-ut. Gjithçka e kanë nisur atje si një grindje të rëndomtë, por që më pas u kthye në një tragjedi. Kur është marrë në pyetje nga grupi hetimor Fabian Muçollari ka deklaruar se krimin e kishte kryer me një armë të cilën e mbante të fshehur në pjesën e pasme të shtëpisë ku banonte.

Njoftimi i policisë:

Operacion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit të koduar "Cold Hand", u sekuestruan 1 pako me lëndë narkotike kokainë, 2 armë zjarri, municion luftarak, një shkop metalik, një shumë lekësh dhe një automjet.

Policia vë në pranga poseduesin e tyre, i dënuar më parë për "Vrasje" dhe "Vrasje e mbetur në tentativë".

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe i punës së pandërprerë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, për një shtetas që posedonte armë zjarri dhe shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Pogradecit, shtetas me precedent kriminal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Krimeve të Rënda dhe Shqiponjat, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cold Hand”.

Gjatë operacionit, shërbimet Operacionale të DVP Korçë kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, banues në Pogradec, me rrezikshmëri shoqërore.

Gjatë kontrollit fizik, kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasit F. M. iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).

Gjithashtu u sekuestrua dhe automjeti i tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./ZËRI

Poll

MOS HUMB