Aktualitet

Del nga rruga dhe shpërthen në flakë makina në Belsh, plagoset nëna me dy fëmijët

Banorët e zonës kanë parë zjarrin dhe kanë arritur të nxjerrin në kohë nënën bashkë me dy fëmijët e saj.

F.m
Del nga rruga dhe shpërthen në flakë makina në Belsh,
Makina në flakë

BELSH- Një grua dhe dy fëmijët e saj, dinjakë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të frikshëm. Ngjarja ndodhi këtë pasdite në Belsh. Makina që po fdrejtohej nga gruaja në fjalë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë, ku më pas ka shpërthyer në flakë.

Banorët e zonës kanë parë zjarrin dhe kanë arritur të nxjerrin në kohë nënën bashkë me dy fëmijët e saj. Me një mjet privat, të tre janë transportuar drejt spitalit të Beratit. Paraprakisht, bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Poll

MOS HUMB