Aktualitet

Era e fortë rrëzon pemën në Urën e Leklit, bllokohet qarkullimi

Në vendin që njihet si “Uji i zi”, rrëzimi i pishave shumëvjeçare mbi trasenë e rrugës, ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe të Përmetit.

D.XH
Era e fortë rrëzon pemën në Urën e Leklit, bllokohet
Rrezimi i pemes

KËLCYRË – Era e fortë këtë mesditë ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën kombëtare Ura e Leklit-Këlcyrë, duke bllokuar qarkullimin e makinave në drejtim të Përmetit.

Në vendin që njihet si “Uji i zi”, rrëzimi i pishave shumëvjeçare mbi trasenë e rrugës, ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe të Përmetit.

Autoritetet pritet që të ndërhyjnë për të larguar pemët nga rruga dhe që mjetet të nisin të qarkullojnë normalisht.

Era e fortë rrëzon pemën në Urën e Leklit, bllokohet
Pema e rrezuar

Gjatë ditës së sotme, Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq, me reshje intensive shiu dhe erë të fortë. Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona malore./ZËRI/

Poll

MOS HUMB