
TIRANË- Reshjet e dëborës kanë filluar në zonën juglindore dhe në akset e Dajtit. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se mjetet borëbastruese janë në terren dhe se në këto zona, qarkullimi vijon pa probleme. Në Përrenjas-Librazhd, në Xhyrë, si pasojë e reshjeve shoqëruar me erë të fortë ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës. Ndërsa në Bypass-in e Qafë Murrizit, ARRSH-ja shton se për shkak të reshjeve të shumta të dëborës shoqëruar me stuhi dhe përdoruesve të mjeteve që nuk janë pajisur me goma dimri apo zinxhir kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por edhe të borëpastruesve.
Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore:
Reshjet e dëborës kanë filluar në zonën juglindore dhe në akset e Dajtit ku mjetet borëbastruese janë në terren dhe qarkullimi vijon pa probleme.
Në Përrenjas-Librazhd, në Xhyrë, si pasojë e reshjeve shoqëruar me erë të fortë ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, e cila është hequr menjëherë.
Në Rajonin Verior kanë vijuar reshjet e dëborës me intensitet, grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vijon pa ndërprerje.
Në Bypass-in e Qafë Murrizit për shkak të reshjeve të shumta të dëborës shoqëruar me stuhi dhe përdoruesve të mjeteve që nuk janë pajisur me goma dimri apo zinxhir kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por edhe të borëpastruesve.
Po punohet për spostimin e mjeteve nga trupi i rrugës për të lejuar borëpastrueset të vijojnë me pastrimin e rruges.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.