TIRANË- Debatet në mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncensionin e “Sterilizimit” dhe “Check up-it”, nuk kanë munguar as këtë të enjte. Seanca nisi me debate mes kryetares së komisionit Albana Vokshi dhe zëvendëskryetarit socialist Plarent Ndreca, e më pas u përshkallëzua dhe mes deputetëve të tjerë. Vokshi e akuzoi sërish Ndrecën se prania e tij në Komision është në konflikt interesi, ndërsa socialisti iu drejtua duke e “ftuar” që të shkojnë në gjykatë.
Pjesë nga debati mes tyre:
Plarent Ndreca: Meqë je trime kaq e madhe dhe je kaq prokurorie hajde me mua në gjykate dhe provo akuzat
Albana Vokshi: Patjetër
Plarent Ndreca: Hajde në gjykatë t’i provojmë bashkë
Albana Vokshi: Në vijim… një person në konflikt interesi
Plarent Ndreca: Ça do të hetosh ti? Ti je kallëzuese
Albana Vokshi: Ju, jurist…
Plarent Ndreca: Nëse doni të vijojmë
Albana Vokshi: Ule zërin… zoti Vasili
Plarent Ndreca: Tentativat tuaja… Ta harroni, ju tentoni t’i impononi shumicës, ta harroni. Prokurori alla Enver Kadri këtu nuk ka dhe nuk do ketë
Albana Vokshi: Ule cik zërin, ule zërin.
Plarent Ndreca: Nuk lëvizim nga këtu pa miratuar kërkesën për marrje provash
Më pas debati vijoi mes deputetit demokrat Edmond Spaho dhe socialistes Edona Bilali. Këtu u përfshinë dhe socialistë të tjerë si Ilir Metaj apo Petro Koçi. Metaj në një moment i drejtohet Spahos me fjalët: Mbylle gojën.
Pjesë nga debati:
Edona Bilali: U lexua disa herë, ne ndahemi në mënyrën sesi e interpretojmë
Edmond Spaho: Na e lexoni njëherë
Edona Bilali: Patjetër e kam përballë
Edmond Spaho: Si nuk të vjen zor
Edona Bilali: Mua nuk më vjen zor?
Albana Vokshi: Zoti Spaho mos ndërhyni kur flasin kolegët
Ilir Metaj: Mbylle gojën
Petro Koci: Nuk dini të lexoni
Albana Vokshi: O po flet ti Petro për fyerje? Pas asaj qe keni bërë nuk keni të drejtë të flisni për fyerje
Edona Bilali: Unë e kam një përgjigje për zotin Spaho, ndryshe nga konsiderata që kam për Spahon për kontributin që më dha herën e kaluar. Nuk shkojnë të dyja, edhe sju vjen zor edhe kam konsideratë.
Vokshi gjatë fjalës së saj akuzoi socialistët se paguhen me paratë e përfituara nga koncensionet në shëndetësi. Partia Socialiste kërkoi që këtë të enjte të miratohej plani i hetimit, ndërsa Partia Demokratike shprehej se plani i hetimit nuk mund të miratohej pa u dërguar më parë kërkesat për informacion.
Albana Vokshi: Ka sjellë planin e Beqajt dhe kërkojnë që ta kalojnë me shumicën e votave me forcën e kartonit. Ligji thotë bëhen propozimet nga ekspertët, merren provat në bazë të nenit 15 pika 3 dhe më pas kalohet në miratimin e planit të hetimit. Nuk ka miratim plani sot.
Ndërkohë socialistët, vetëm me votat e tyre miratuan nisjen e hetimit parlamentar dhe më pas u larguan nga komisioni. Sipas Vokshit, kjo është shkelje e ligjit, ndërsa gjatë largimit të socialistëve, deputetët opozitarë iu drejtuan me fjalë” Turp, turp./ZËRI