Aktualitet

DALIN PAGESAT/ Si i 'gllabëruan' AKSHI dhe Albascan mln euro për laboratorët smart në shkolla

Tenderi parashikon ngritjen e laboratorëve SMART në 216 shkolla të vendit për një fond total prej 1 miliardë e 669 milionë lekësh ose 15.2 milionë euro me kursin aktual.

f.t
DALIN PAGESAT/ Si i 'gllabëruan' AKSHI dhe Albascan mln euro
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një hetim ka nisur nga SPAK ndaj zyrtarëve të AKSHI-t në lidhje me një tender me vlerën e 1.7 milionë eurove. Bëhet fjalë për tenderin "laboratorëve smart" në shkollat 9-vjeçare. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë në zyrat e AKSHI-t duke sekuestruar kompjuterë dhe telefona në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Tenderi për implementimin e laboratorëve SMART u shpall në Agjencinë e Prokurimit Publik në datën 24 korrik. Ai parashikon ngritjen e laboratorëve SMART në 216 shkolla të vendit për një fond total prej 1 miliardë e 669 milionë lekësh. Gara për tenderin u fitua nga kompania Albascan, që deri në vitin 2017 kishte një xhiro të papërfillshme. Së fundmi janë publikuar edhe shifrat për vitin 2023 dhe 2024. Në 15 nëntor 2023, kompania ka përfituar një vlerë prej 121 milionë lekësh, ndërsa përfitimi i fundit është në janar të këtij viti me vlerën një miliardë e 104 milionë lekësh.

DALIN PAGESAT/ Si i 'gllabëruan' AKSHI dhe Albascan mln euro
TENDERI

Aksioni është zhvilluar në kuadër të një tenderi të dhënë për laboratorët e "TIK" nëpër shkollat 9-vjeçare. AKSHI ndryshoi kriteret e tenderit që parashikonte pajisjen e rreth 216 shkollave në rang vendi me klasa laboratorike. Këto klasa duhet të kishin gjithsej 14-19 laptopë dhe pajisje të tjera për nxënësit, me kosto 80 mijë euro për çdo klasë. Një çmim jashtëzakonisht i fryrë, duke marrë parasysh kostot e tregut.

Në garë për tenderin ishin "Sineteza" në bashkëpunim me "Fredi elektronik", të cilat të dyja bashkë kanë kërkuar 229 milionë lekë ose 1 milion e 909 mijë euro për të realizuar kontratën. Një tjetër subjekt ka qenë "PC store" me ofertë 262 milionë lekë ose 2.1 milionë euro, por fituese ka dalë "Albascan" që kërkoi më shumë para sesa oferta më e ulët. Pra tenderi u fitua nga kompania Albascan, që deri në vitin 2017 kishte një xhiro të papërfillshme. Kompania u krijua në shkurt të vitit 2017 nga dy ortakë, Sokol Cane dhe Etmira Dashi. Të dy këta aksionerë zotëronin nga 50 për qind të aksioneve. Gjatë kohës që ishte në pronësinë e tyre kompania mbeti një biznes i vogël me xhiro të papërfillshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB