Aktualitet

Nëna me fëmijët e zhdukur prej 3 ditësh! E mitura gjendet e pajetë, arrestohet babai

Polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.

f.t
Nëna me fëmijët e zhdukur prej 3 ditësh! E mitura gjendet e
Alma dhe Erdgys Arrazi

SHKODËR-Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. 39-vjeçarja Alma Arrazi është larguar nga banesa bashkë me tre fëmijët e mitur. Një prej fëmijëve, 9-vjeçarja, është gjetur nga një peshkatarë në ujërat e Lumit Drin. Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 9, 6 dhe 4 vjeç. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën. 

“Po gjuaja peshk kur e pashë. E gjeta në fund të pyllit”,-deklaroi peshkatari Safet Hasani. 

Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Erdgys Arrazi për dhunë në familje. “Zhdukjen” e gruas e ka denoncuar në polici vetë bashkëshorti i saj. Ai ka thënë se që prej dy ditësh nuk ka asnjë kontakt me të shoqen. Policia ka nisur hetimet për për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje. Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës. 9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna. Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve. Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB