Aktualitet

‘Krishti u ngjall’, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën

Në Tiranë, mesha e shenjtë e Pashkës u kremtua në Katedralen ‘Ngjalla e Krishtit’.

f.t

‘Krishti u ngjall’, besimtarët ortodoksë në të

TIRANË-Ditën e sotme besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin, ngjarje e cila kulmoi në mesnatën mes 4 dhe 5 majit. 

Në Tiranë, mesha e shenjtë e Pashkës u kremtua në Katedralen ‘Ngjalla e Krishtit’. Besimtarët kanë ndezur qirinj në “Katedralen Ortodokse Ngjallja e Krishtit” për të çuar në shtëpi dritë nga drita e Jezukrishtit i cili tanimë u ngjall vërtetë. 

Në Korçë, qindra besimtarë u mblodhën në katedralen “Ringjallja e Krishtit” në qendër të qytetit, i cili ka krijuar një traditë të veçantë në festimin e kësaj dite. Metropoliti, në mesazhin e tij të mbajtur në shesh para besimtarëve, uroi që drita e pashkës të ndriçojë zemrat dhe mendjet e njerëzve.

Në Vlorë, mesha u drejtua nga At Konstandin Prifti ndërsa besimtarët kanë marrë flakën e shenjtë që simbolizon dritën. Mesha u mbajt edhe në kishën e Nartës, një nga zonat ku Pashkët kanë një vëmendje të veçantë nga besimtarët. Edhe në Gjirokastër dhe Fier, shumë besimtarë ortodoksë morën pjesë në meshën për ringjalljen e Krishtit. Ata ndezën qirinj për të çuar në shtëpi dritë si simboli i kësaj feste.

Festimet do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel, 5 prill./ZËRI

Poll

MOS HUMB