Aktualitet

Burrel-Skuraj mbulohet nga akulli, temperaturat zbresin në -5 gradë Celsius

Drejtuesit e mjeteve apelojnë që të hidhet kripë në rrugë, për shkak të rrezikut që paraqet akulli

E.K
Burrel-Skuraj mbulohet nga akulli, temperaturat zbresin në -5 gradë
Akulli mbulon rrugen

TIRANË- Temperaturat e ulëta gjatë natës së sotme kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel-Skuraj. Prania e ujit gjatë ditës është kthyer në akull natën pasi temperatura zbriti deri në -5 gradë Celsius.

Problem për drejtuesit e mjeteve ishte segmenti në afërsi të ish bazës së asfaltit, ku e gjithë rruga ishte mbuluar nga akulli.  Drejtuesit e mjeteve shprehen se janë përballur në befasi me praninë e akullit dhe se në orët e para të mëngjesit ka pasur mjete që kanë dalë nga rruga. Ata kërkojnë që firma mirëmbajtëse të bëjë kujdes dhe të kriposë vendet e rrezikshme ku ka prani akulli.

Aksi Burrel-Skuraj vijon të jetë problematik për shkak të amortizimit të asfaltit, por edhe prani të ngricave kryesisht në afërsi të urës së Ulzës dhe Shkopet. 

Poll

MOS HUMB