Aktualitet

Braktisi foshnjën në garazh, zbardhet dëshmia e nënës. I komunikohet arresti

Isufaj ka deklaruar se i vinte turp nga opinioni ta mbante djalin

E.K
Braktisi foshnjën në garazh, zbardhet dëshmia e nënës.
Foshnja e braktisur

TIRANË- Është zbardhur dëshmia e 29-vjeçares Eglainta Isufi, e cila braktisi foshnjën e saj në ambientet e një garazhi në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Mësohet se Isufi ka deklaruar para grupit hetimor, se fëmijën e ka braktisur pasi nuk e mbante dot, dhe nuk kujdesej dot për djalin e porsalindur.

Ajo ka deklaruar se i vinte turp që te lindi fëmijën në matarnitet dhe më pas ta linte aty dhe si zgjidhje ka parë mundësinë për ta braktisur në garazhdin e pallatit në Yzberisht. Gjatë ditës së sotme asaj i është komunikuar zyrtarisht arrestimi nga ana e policisë.

Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se Isufi ka deklaruar se i vinte turp nga opinion që të mbante fëmijën pa qenë e martuar.

‘E kam fshehur shtatzëninë për shkak se nuk doja që të merrej vesh, pasi nuk jam e martuar. Më vinte turp nga familja’, ka thënë e reja para grupit hetimor.

Fëmija i porsalindur i seksit mashkull, u gjet në një garazh makinash në Yzberisht nga banorët e pallatit mesditën e të mërkurës, të cilët më pas njoftuan edhe policinë. Gjatë pasdites së djeshme u ndalua nga policia dhe nëna e foshnjes, një 29-vjeçare nga qyteti i Pogradecit, e identifikuar si Eglantina Isufaj.

Mësohet se në momentin që është dërguar në maternitet, foshnja ka qenë e mbuluar me gjak e baltë. Mjekët konstatuan hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes.Sipas bluzave të bardha në maternitetin e Tiranës, foshnja mbërriti pa shenja jete dhe u reanimua intesivisht duke u intubuar. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete dhe më pas u bë mjekimi i plagëve. Ai mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB