
KOSOVË- Ardit Kraja ndodhet prej ditës së martë pas hekurave të burgut në Kosovë. Ai u arrestua në pikën kufitare në Vërmicë dhe pas 48 orësh pritet që të dalë para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë. Mbi të rëndon akuza për veprën penale "Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm". Por edhe pse një personazh i njohur në botën e lojrave të fatit, biznesmeni u përfol dhe në mediat rozë pak muaj më parë, pasi Ilda Bejleri e prezantoi si partnerin e saj, me të cilin ka dhe një vajzë.
Biznesmeni thuhet se i rrëmbeu zemrën moderatores, ku i fali edhe një biznes, shenjë dashurie kjo, por Ilda nuk e ka përmendur emrin e tij në studio televizive ku është pyetur dhe marrë shpesh nëpër intervista. Lidhja e tyre u bë publike vetëm nga fakti se dikush nxorri foto nga festa e 1-vjetorit të vajzës së tyre, Sienës.



Ardit Kraja, 49-vjeçar i njohur në Shqipëri si ‘bossi’ i lojërave të fatit, ish-pronari i “superbast” është ndaluar të martën nga Policia e Kosovës, në njërën nga pikat kufitare. Ardit Kraja, partneri i moderatores së njohur të sportit, Ilda Bejlerit u ndalua në Vërmicë dhe pas verifikimit rezultoi se ndaj tij kishte dy "urdhërarreste" nga dy Gjykata në Kosovë./ZËRI