
TIRANË- Duke filluar nga e marta, një pjesë e pikave të kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të mbyllura, për shkak të një greve urie që është paralajmëruar prej disa ditësh nga sindikatat në Greqi. Tre pikat e kalimit kufitar, në Kakavijë, Tre Urat, Përmet dhe Qafë Botë, do të jenë të mbyllura deri në orën 5 e 30 të datës 4 Prill.
Gjatë kësaj kohe, deri në një njoftim të dytë, pika e kalimit kufitar të Kapshticës do të jetë e hapur. Ndërkohë që në të gjitha pikat e kalimit kufitar që do të jenë pjesë e grevës, do të ketë 1 në 4 orë, mundësi për lvizjen e mjeteve të vogla. Kalimi do të lejohet gjithashtu për automjetet që kanë emergjenca mjekësore, por jo për kamionët, autobusët apo taksitë.
Si do të funksionojë lejimi i lëvizjes 5 orë në ditë, fashat orare
02/04/2024 me orën greke
-06:00-07:00
-10:00-11:00
-14:00-15:00
-18:00-19:00
-22:00-23:00
03/04/2024
-02:00-03:00
-06:00-07:00
– 10:00-11:00
– 14:00-15:00
-18:00-19:00
/ZËRI