
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë për herë të parë llogari përpara SPAK. Për 90 minuta, Berisha u përball i kanë dy hetuesit e SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai. Me nota humori, përpara gazetarëve, Berisha tha se nuk mund që ta ndante nëse kishte bërë ai më shumë pyetje, apo hetuesit brenda. Megjithatë nuk u shqetësua për ruajtjen e sekretit hetimor dhe zbuloi se e kishin përballur me një listë personash, e kishin pyetur për punën e Abi Malltezit dhe për letrat me vlerë.
Berisha akuzoi SPAK se veprojnë si grup i strukturuar kriminal për llogari të Edi Ramës, e ndërkohë që zhvillohej ky prononcim në sfond dëgjoheshin ovacionet e dhjetëra mbështetësve të tij që ishin grumbulluar përpara SPAK. Në datën 25 Janar, SPAK do të marrë në pyetje Jamarbër Malltezin. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim me Malltezin në aferën e ish-kompleksit Partizani.