
Foto ilustruese
GREQI- Një 25-vjeçar shqiptar, identitetit i të cilit nuk bëhet me dije është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për dhunë. Ai ka rrahur të dashurën e tij moldave, e cila për shkak të plagëve ka përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 35-vjeçares.
Kanë qenë fqinjët ata që pasi kanë dëgjuar zhurmat kanë lajmëruar Policinë. Shqiptari është futur nga ballkoni i banesës së partneres dhe e ka dhunuar. Pas ngjarjes ai u arratis, por u kap më vonë dhe u vu në pranga./ZËRI
Poll