Aktualitet

Bashkia Librazhd jep me qira pyllin, banorët e Dragostunjës në protestë

Banorët pretendojnë se sipërfaqja e kullotës, që deri dje përdorej për nevojat e fshatit do të jepet me qera, do t'i jepet Dashamir Bahitit duke lënë banorët e zonës pa kullota për bagëtitë.

k.m.
Bashkia Librazhd jep me qira pyllin, banorët e Dragostunjës në
Foto ilustruese

LIBRAZHD- Dhjetëra banorë të fshatit Dragostunjë në Librazhd kanë protestuar sot një vendim të marrë nga Këshilli Bashkiak, që i jep një subjekti privat 10 hektarë tokë me qera për 10 vite. Banorët pretendojnë se sipërfaqja e kullotës, që deri dje përdorej për nevojat e fshatit do të jepet me qera, do t'i jepet Dashamir Bahitit duke lënë banorët e zonës pa kullota për bagëtitë.

"E ka marrë me qera për 10 vjet. Prona nuk ka shkuar tek i zoti. të gjitha janë me certifikatë të '46. Nuk e pranojnë të '46 por të '90. Fshati nuk është vënë në dijeni fare. Ne do vazhdojmë protestat, do bllokojmë Bashkinë,"-thanë banorët para kameras së "Syri.net".

Ndërsa po ashtu shtuan se vendimi i marrë, nuk ishte konsultuar më parë me komunitetin. Teksa banorët protesgtonin, nga ana e Bashkisë në fshatin Dragostunjë shkoi shefi i policisë bashkiake, Faik Balla, i cili i kërcënoi me ndjekje penale./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB