Aktualitet

Bashkëpunëtor me Ilir Beqajn, ‘zhduket’ biznesmeni Gazmend Haxhia, SPAK dhe Policia nuk e gjejnë në banesë

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një udhëtim rastësor jashtë vendit, apo me një dekonspirim të aksionit të SPAK, ndërsa hetimet kishin nisur që prej një viti

E.K
Bashkëpunëtor me Ilir Beqajn, ‘zhduket’ biznesmeni Gazmend
Gazmend Haxhia

TIRANË- Gazmend Haxhia biznesmen i njohur në Shqipëri, rezulton se është një nga shtatë personat që gjykata e posaçme ka vendosur masë sigurie, në lidhje me abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, skemë në krye të së cilës qëndronte ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.

Sipas weblajm, masa e sigurisë ndaj biznesmenit Haxhia nuk ështe ekzekutuar, pasi ai nuk është gjetur as në banesë, dhë as në zyrën e tij. Ndaj tij, SPAK kishte dhënë masën e arrestit të shtëpisë, pasi përmes bizneseve që zotëronte kishte prerë fatura fiktive për llogari të Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt.

Pas verifikimeve policia dhe SPAK kanë zbuluar se Haxhia ka ikur jashtë shtetit disa ditë më parë. Ende nuk dihet nëse dikush e ka informuar apo një udhëtim rastësor që ka koresponduar edhe me masën e sigurisë.

Gazmend Haxhia është aksioner e administrator në disa biznese, përfshi Konçesionarin e Opel njohur si Noshi dhe me 25 % të aksioneve në Universitetin Polis. Abuzimet e dokumentuara deri më tani sipas SPAK kanë ndodhur me bashkëpunimin e këtyre shtetasve teksa Beqaj ishte kreu SASPAC, zyrës së BE-s për projektet dhe financimet BE-Shqipëri.

Shtatë masat e sigurisë

Arrest ne burg:

Ilir Beqaj

Ermal Kurtulaj

Alfred Nikollaj

Arrest në shtëpi:

Gazmend Haxhia

Elton Marini

Detyrim paraqitje:

Bledar Leka

Bjona Zijaj

Ditën e sotme GJKKO shtyu seancën për Beqajn dhe 6 bashkëpunëtorët e tij, për shkak se avokatët mbrojtës kishin kërkuar më shumë kohë që të njiheshin me dosjen hetimore. Vetë Beqaj u vu në pranga në banesën e tij, mëgjesin e datës 4 Korrik, ndërsa është nën hetim dhe për çështjen e sterilizimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB