Aktualitet

Banorët i vënë flakën hyrjes së pallatit në Sarandë, donin të digjnin mbeturinat

Kanë qenë banorët e pallatit që u kanë vënë flakën mbeturinave, pa e menduar se zjarri do të përhapej më tej.

F.m
Banorët i vënë flakën hyrjes së pallatit në
Zjarri

SARANDË- Tentativa për të djegur mbeturinat afër një pallati në Sarandë ka bërë që zjarri të përhapet e të përfshijë hyrjen e një pallati. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në rrugën 4 mbi spitalin e qytetit të Sarandës. Kanë qenë banorët e pallatit që u kanë vënë flakën mbeturinave, pa e menduar se zjarri do të përhapej më tej. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shuar flakët. Ngjarja është mbyllur pa të lënduar, por me dëme të konsiderueshme materiale.

Poll

MOS HUMB