Aktualitet

Bankat u marrin qytetarëve komision kur tërheqin para në ATM/ 'Konkurrenca' i kërkon BSH të ndërhyjë

Por cilat janë problemet që u pikasën gjatë kontrolleve?

k.m.
Bankat u marrin qytetarëve komision kur tërheqin para në ATM/
Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka bërë një monitorim të të gjithë Bankave të nivelit të dytë në Shqipëri. Në përfundim në kontrollit në Terren, "AK" i kërkoi Bankës së Shqipërisë që të ndërhyjë për komisionet që të gjitha bankat u mbajnë qytetarëve sa herë që tërheqin para nga bankomatet. Por cilat janë problemet që u pikasën gjatë kontrolleve? Sipas Autoritetit të Konkurrencës, bankat e nivelit të dytë kishin pak transparencë mbi tarifat, kishte mungesë e harmonizimi për tarifat e aplikuara ndaj kartëmbajtësve të huaj, por edhe hasën problematika lidhur me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve.

Përmes një vendimi të posaçëm, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndërmarrë masat e mëposhtme:

-Të kontrollojë metodologjinë e përllogaritjes së komisioneve për tërheqje në bankomate, përfshirë komisionet për kartëmbajtësit e huaj dhe aplikimin e ‘mark-up’-it në shërbimin e këmbimit dinamik të valutës ;
-Të kërkojë raportim periodik dhe publikim të komisioneve në një format të unifikuar, lehtësisht të aksesueshëm nga publiku, si në faqet e bankave ashtu edhe në faqen e Bankës së Shqipërisë;
-Të shqyrtojë nevojën për ndërhyrje rregullatore, bazuar në gjetjet e kontrolleve, në lidhje me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve dhe parandalimin e aplikimit të komisioneve disproporcionale.

NJOFTIMI I PLOTË I 'KONKURRENCËS':

Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të dytë për tërheqje në bankomate në territorin e Bashkisë Sarandë. Monitorimi u realizua në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë dhe përfshiu të dhëna të marra nga të gjitha bankat e licencuara në vend, sipas listës së publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Nga vlerësimi i të dhënave rezulton se nuk janë konstatuar praktika të kundraligjshme që cenojnë konkurrencën, por është evidentuar:

-një nivel i ulët transparence mbi tarifat;
-mungesë e harmonizimit për tarifat e aplikuara ndaj kartëmbajtësve të huaj, dhe;
-problematika lidhur me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve.

Për këto arsye, me Vendimin nr. 1193, datë 26.06.2025, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndërmarrë masat e mëposhtme:

-Të kontrollojë metodologjinë e përllogaritjes së komisioneve për tërheqje në bankomate, përfshirë komisionet për kartëmbajtësit e huaj dhe aplikimin e ‘mark-up’-it në shërbimin e këmbimit dinamik të valutës (DCC);
-Të kërkojë raportim periodik dhe publikim të komisioneve në një format të unifikuar, lehtësisht të aksesueshëm nga publiku, si në faqet e bankave ashtu edhe në faqen e Bankës së Shqipërisë;
-Të shqyrtojë nevojën për ndërhyrje rregullatore, bazuar në gjetjet e kontrolleve, në lidhje me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve dhe parandalimin e aplikimit të komisioneve disproporcionale./ZËRI

Poll

MOS HUMB