TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka deklaruar në rrjete sociale se familja e saj është kërcënuar nga grupi i Bajrave. Përmes një postimi në rrjete sociale, Koçeku paralajmëroi pasoja të rënda nëse i ndodh diçka familjes së saj. Deklaratat e saj kanë sjellë reagimin e avokatit të familjes Bajri, Sokol Tahiraj, i cili i ka cilësuar akuzat të pabazuara dhe të dëmshme për reputacionin e klientëve të tij. Ai i ka bërë thirrje deputetes që, nëse ka prova, t’i dorëzojë në institucionet ligjzbatuese dhe jo t’i bëjë publike në rrjete sociale. Çështja ka marrë edhe përmasa politike, ku deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e ngriti rastin në Komisionin e Jashtëm, duke vënë në dyshim sigurinë e qytetarëve përballë krimit të organizuar. Në përgjigje, kryetari i Komisionit, Igli Hasani, i cili përbën edhe reagimin e parë nga radhët e Partisë Socialiste, theksoi se çdo person që ndihet i kërcënuar duhet t’i drejtohet Policisë së Shtetit, duke shtuar se rrjetet sociale nuk zëvendësojnë institucionet ligjzbatuese.
/ZËRI