Aktualitet

Baba i një vajze të sapolindur, humb jetën në aksident 25-vjeçari Haris Shala

Haris Shala humbi jetën teksa ishte në drejtimin e kamionit, që ishte dhe mjeti i tij i punës

E.K
Baba i një vajze të sapolindur, humb jetën në aksident
Pamje nga aksidenti, dhe foto e viktimes

ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas përplasjes së dy kamionëve në zonën e Veronas në Itali. Viktima, Haris Shala, është baba i një vajze të sapolindur, ndërsa humbi jetën teksa ishte në drejtimin e kamionit.

Në vendngjarje kanë mbërritur një ambulancë, një helikopter, policia rrugore dhe zjarrfikësja. Zjarrfikësit, të cilët mbërritën nga Verona me dy automjete, duke përfshirë vinçin dhe shtatë ndihmësa, përdorën gërshërë hidraulike për të nxjerrë trupin e Harisit nga kabina e kamionit. Megjithatë, për fat të keq, pavarësisht ndihmës, për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë, pasi ai kishte vdekur.

Haris Shala ishte i njohur në qytetin e Pizës. Prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit. Marco, një shok shkolle i shqiptarit, e kujton atë me mall:

"Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm. Një person i integruar dhe shumë i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”.

Familja Shala ishte goditur nga një tjetër humbje shumë e rëndë më 17 tetor 2021. Kushëriri i Harisit, Besmiri, 29 vjeç, punëtor magazine, vdiq pasi u rrëzua nga skuteri i tij në rrethrrotullimin midis Pizës dhe San Xhulianos. Në korrik, Besmiri u kujtua nga familja duke mbjellë një pemë ulliri në rrethrrotullimin ku ndodhi aksidenti dhe 918 ditë pas asaj humbjeje të tmerrshme, një tjetër tragjedi trondit sërish familjen Shala.

Poll

MOS HUMB