
DIBËR- Një 39-vjeçare, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar, me urdhër të Gjykatës së Romës në Itali, është arrestuar nga policia në Dibër. 39-vjeçarja shqiptare ka qenë në kërkim për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
DVP Dibër, në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i Ligjit" dhe shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, lokalizuan dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen A. Gj, 39 vjeçe.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje në Itali.