Aktualitet

Avokati i Berberit-gazetarëve: Po blasfemoni! Keni informacione të gabuara, mos i përsërisni më

Sipas avokatit Gentian Romano, Berberi e ka shitur kompaninë DAAM sh.p.k dhe nuk ka përfituar asnjë tender apo vlera monetare përmes saj. Ai shton në fund se ky është një process civil dhe është kthyer në penal.

F.m
Avokati i Berberit-gazetarëve: Po blasfemoni! Keni informacione të
Avokati Gentian Romano

TIRANË- Avokati i ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi u ka bërë thirrje gazetarëve që të korrigjojnë infornacionet e publikuara, duke shtuar se janë duke ‘blasfemuar’ me të dhënat ekonomike. Përpara gazetarëve, pas mbarimit të seancës ku u vendos lënia në burg e Berberit dhe e dy biznesmenëve Valter Begaj dhe Ervis Lami, ai u shpreh se gazetarët nuk e kanë lexuar fare dosjen hetimore dhe se po abuzojnë me të dhënat e vlerat ekonomike që publikojnë. Sipas avokatit Gentian Romano, Berberi e ka shitur kompaninë DAAM sh.p.k dhe nuk ka përfituar asnjë tender apo vlera monetare përmes saj. Ai shton në fund se ky është një process civil dhe është kthyer në penal.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Si është e mundur që z.Berberi edhe pse e ka shitur kompaninë DAAM sh.p.k, ka vijuar të marrë para për interesa të z.Berberi, 95 mijë euro dhe 75 milionë lekë?

Avokati Gentian Romano: Këtë informacion e keni tërësisht të gabuar dhe ju ftoj që ta korrigjoni dhe mos ta përsërisni më

Pyetje: Është në dosjen hetimore

Avokati Gentian Romano: Juve nuk e keni lexuar dosjen hetimore dhe mos blasfemoni me këtë situatë. Ju nuk jeni në dijeni fare të dosjes hetimore. Ajo që ju pretendoni është tërësisht e gabuar dhe ju ftoj të mos e vazhdoni më këtë diskutim. Këto vlera janë tërësisht të pavërteta dhe të paanalizuara nga SPAK, abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Abuzohet në mënyrë të papërshtatshme. Këto gjëra do të sqarohen në ditët në vijim, do të paraqitet nga ana jonë një analizë ekonomike në ditët në vijim. Nuk ka vlera ekonomike të marra apo të përfituara nga ana e zotit Evis Berberi neë favor të tij nga shoqëritë që pretendohet në këtë proces hetimor. Po ua them për herë të fundit, një proces juridik, civil dhe tregtar e kthyen në çështje penale.

Evis Berberi u arrestua tre ditë më pare. Ai akuzohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Skema për përvetësimin e parave është bërë nëpërmjet dy kompanive “Net Group” dhe “Daam”. Sipas SPAK, kompanitë u blenë dhe u shitën mes 4 të përfshirëve në dosje, madje dhe nga vetë Berberi, i cili më pas, shpallte fituese kompanitë e tij në disa tendera publikë të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Shuma e përvetësuar u përllogarit 2.3 milionë euro. Por po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Berberit u gjetën piktura të shtrenjta si dhe vlera monetare që kapin shumën e 4 milion lekëve. Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre, e cila nuk është arrestuar për shkak se është nënë e një fëmije të mitur./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB