Aktualitet

Afganët shtuan lindjet në Lezhë...por sërish lindën 100 fëmijë më pak në rang qarku për vitin 2023

Në maternitetin e qytetit ka patur një shtim të lehte të lindjeve nga gratë e komunitetit Afgan të vendosura prej kohësh në Shëngjin.

E.K
Afganët shtuan lindjet në Lezhë...por sërish lindën 100
Foto ilustruese

LEZHË- Lezha, ashtu si dhe e gjithë Shqipëria po përballet me një rënie të numrit të lindjeve. Për këtë ndikojnë disa faktorë, si ekonomikë ashtu dhe social. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2023 kishte më pak lindje se një vit më parë. Në vitin 2023 kanë ardhur në jetë 881 foshnje, 100 më pak se viti 2022.

Sipas mjekut gjinekolog Llesh Marku, shkak kryesor ëhstë mentaliteti i çifteve të reja, të cilët duan më pak fëmijë.

“Kryesor është mentaliteti i sotëm i çifteve që nuk duan shumë fëmijë. Shkak është edhe lëvizja e popullsisë, ka shumë të rinj që mund të lëvizin edhe jashtë, emigrojnë”, tha ai për TCH.

Por në vitin 2023 në Lezhë është vënë re një fenomen pozitiv. Në maternitetin e qytetit ka patur një shtim të lehte të lindjeve nga gratë e komunitetit Afgan të vendosura prej kohësh në Shëngjin, por kjo nuk e ka përmirësuar situatën në rang qarku. për vitin që lamë pas./ZËRI

Poll

MOS HUMB