Aktualitet

Asgjësohen 5638 bimë dhe fidanë kanabis, asnjë i arrestuar

Deri më tani ende nuk dihet se kush fshihet pas mbjelljes së kanabisit.

E.K
Asgjësohen 5638 bimë dhe fidanë kanabis, asnjë i arrestuar
Pamje nga operacioni

SHKODËR- Vijon operacioni "Territor i pastër", në Shkodër. Këtë të dielë Policia, e cila ka shpërndarë dhe pamjet nga operacioni bën me dije se janë asgjesuar 5638 fidanë kanabis në, Pult, Velipojë, Shalë, Malësi e Madhe, Shkrel, bashkinë Fushë Arrëz dhe Postribë. Deri më tani ende nuk dihet se kush fshihet pas mbjelljes së kanabisit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”. Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 5638 bimë dhe fidanë dhe të dyshuar kanabis. Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit: -shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult dhe Velipojë, Shalë, Postribë dhe asgjësuan 5416 bimë dhe fidanë kanabis; -shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 160 bimë kanabis; -shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 62 bimë kanabis. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve kanabis. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon./ZËRI

Poll

MOS HUMB